Aktualitet

Celibashi, ka treguar se Celibashi: Aktualisht është e pamundur të mundësohet vota e emigrantëve

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka treguar se momentalisht me dispozitat aktuale të kodit zgjedhor, është e pamundur të mundësohet vota e emigrantëve.

Komentet Celibashi i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku tha se kjo u konfirmua edhe nga vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha gjithashtu se partitë politike dhe Kuvendi i Shqipërisë duhet të punojnë më shumë për ta bërë të mundur votën e emigrantëve.

“Ndoshta është mirë të themi se ne jo se nuk e lejojmë votimin nga jashtë, por nuk e aplikojmë. S’do them ndonjë gjë më shumë, me këtë çështje ne kemi adresuar ndryshimet e ligjit zgjedhor në vitin 2020. Të paktën kemi tentuar për ta bërë këtë gjë në mënyrë serioze.

Kemi angazhuar disa dispozita të kodit zgjedhor lidhur me këtë çështje, por tashmë konfirmuar edhe nga vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, kemi kuptuar që ato dispozita të kodit zgjedhor nuk janë të mjaftueshme për ta mundësuar realisht votimin nga jashtë.

Do të duhet të punojmë akomë, më së pari, partitë politike dhe Kuvendi i Shqipërisë, për ta bërë të mundur në zgjedhjet e ardhshme”, tha Celibashi.

#Celibashi #treguar #Celibashi #Aktualisht #është #pamundur #të #mundësohet #vota #emigrantëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button