Sport
Milani përballë Romës në Europa League, Atalanta e Gjimshitit pa fat

Për ta fituar për herë të parë në histori trofeun e Europa League, Milani ishte skuadra e parë që u tërhoq në shortin e çerekfinaleve të këtij edicioni.
Kundërshtari i kuqezinjve do të jetë Roma, për derbin italian të aktivitetit. Kuqezinjtë e luajnë ndeshjen e parë në shtëpi.
Pa fat Atalanta e Berat Gjimshitit, që peshkoi favoritët e Liverpulit. Bajer Leverkusen gjen në rrugën e tij anglezët e Uest Ham, ndërsa Benfika do të përballet me Marsejën.
Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në datën 11 prill, ndërsa sfidat e kthimit më 18 prill.
/f.s
#Milani #përballë #Romës #në #Europa #League #Atalanta #Gjimshitit #fat
Java News