Begaj takon zv.Sekretarin e Përgjithshëm të OKB: Diskutuam për sigurinë e paqen në rajon
Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me zv.Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Guy Ryder. Në një postim në Facebook, Begaj shkruan se ata diskutuan për punën që Shqipëria po bën për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ).
Begaj thekson se siguroi Ryder se Shqipëria e mbështet plotësisht organizimin e Samitit për të Ardhmen si një iniciativë që ofron mundësi për arritjen e OZhQ.
“Takim konstruktiv me Guy Ryder, zv. Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së. Diskutuam për punën që Shqipëria po bën për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshem (OZhQ), për respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe për çështje që lidhen me sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.
Gjithashtu, e sigurova që Shqipëria e mbështet plotësisht organizimin e Samitit për të Ardhmen si një iniciativë që ofron mundësi për arritjen e OZhQ”, shkruan Begaj.
/f.s
#Begaj #takon #zv.Sekretarin #Përgjithshëm #të #OKB #Diskutuam #për #sigurinë #paqen #në #rajon
Java News