Aktualitet
Vdes në QKUK personi i cili ishte aksidentuar vitin e kaluar në Malishevë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ka vdekur personi i cili në nëntor të vitit të kaluar ishte aksidentuar në Malishevë.
I njëjti ka qenë i lënduar dhe në gjendje kome.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Malishevë 14.11.2023-17::50. Me 14.03.2024 është raportuar se, viktima mashkull kosovar i cili ka qenë i lënduar, dhe në gjendje kome si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
#Vdes #në #QKUK #personi #cili #ishte #aksidentuar #vitin #kaluar #në #Malishevë
gazetablic.com