Shtatë muaj më parë këputi ligamentin, braziliani rikthehet nën urdhrat e Ancelottit

Në infermieri që nga mesi i gushtit për shkak të një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e tij të majtë, Eder Militao u kthye në stërvitje me grupin shtatë muaj pas herës së fundit.
Lajm i mirë për Carlo Ancelottin, i cili nga ndeshja e ardhshme do të mund të llogarisë një mbrojtës me peshë për sprintin final të sezonit.
Këtë sezon me Realin e Madridit, qendërmbrojtësi brazilian luajti vetëm 50 minuta në ndeshjet e para para se të pësonte dëmtimin e rëndë.
Sot, ai është rikthyer në stërvitje, por mbetet për t’u parë nëse Ancelotti e konsideron gati për ndeshjen e radhës ndaj Osasunës, të planifikuar për të shtunën, në orën 16:15.
“I lumtur që u ktheva”, deklaroi Militao përmes rrjeteve sociale pas përfshirjes së të tij në stërvitje me grupin.
#Shtatë #muaj #më #parë #këputi #ligamentin #braziliani #rikthehet #nën #urdhrat #Ancelottit
gazetablic.com