Anëtari i Kryesisë së PD: Bashkimi i Bardhit me Rithemelimin? Grup deputetësh endacakë! Mandatin në Elbasan e mori me shqelma

Anëtari i Kryesisë së PD, Besart Logu ka ‘shigjetuar’ grupin e deputetëve të Gazment Bardhit, të cilët tashmë iu bashkuan Rithemelimit të Sali Berishës. Në Report Tv, Logu i quajti një grup deputetësh endacakë që shkojnë nga mbledhja në mbledhje, pa një të ardhme të qartë politike por kanë si synim të kapin një mandat për zgjedhjet e ardhshme.
“Institucionet brenda kësaj partie, strukturat, anëtarët, simpatizantët, asnjërën nuk e ka. Ka një grup deputetësh endacakë që shkojnë nga mbledhja në mbledhje. Një grup deputetësh endacakë, pa të ardhme të qartë politike, synimi i parë dhe i vetëm është të kapin një mandat deputeti. S’kanë as struktura në PD, as anëtarë dhe as simpatizantë. Bardhi nuk është grupim, mos i vishni kostum që i rri i madh”, tha Logu.
Sipas tij, Bardhi mezi e mori mandatin në Elbasan në zgjedhjet parlamentare të 2021.
“Gazment Bardhi e mori mandatin me shqelma, pyesni anëtarët e KZAZ në Elbasan si e fitoi mandatin. 2 i PD mezi mori mandatin”, vijoi Logu. /m.j
#Anëtari #Kryesisë #së #Bashkimi #Bardhit #Rithemelimin #Grup #deputetësh #endacakë #Mandatin #në #Elbasan #mori #shqelma
Java News