Aktualitet

Vdekjet nuk ndalen/ Vetëvaret në rrethana misterioze zv.presidenti i kompanisë më të madhe ruse të naftës

Zv presidenti i kompanisë më të madhe ruse të naftës “Lukoil” Vitaly Robertus është vetëvarur në zyrën e tij.

Nënkryetari i gjigantit rus “Lukoil”, është gjetur i vdekur në tualetin e zyrës.

“Me pikëllim të thellë duhet të njoftojmë se zëvendëspresidenti ynë Vitaly Vladimirovich Robertus ka vdekur papritur në moshën 54-vjeçare”, njoftoi kompania, pa dhënë asnjë detaj tjetër.

Raportohet se pak para vdekjes, Robertus kishte thënë se nuk ndihej mirë dhe kishte kërkuar ilaç për dhimbjen e kokës.

Menjëherë më pas u mbyll në zyrën e tij për disa orë pa iu përgjigjur telefonit. Më pas punonjësit vendosën të futeshin me forcë në zyrë ku dhe gjetën trupin.

Ai është zyrtari i katërt i lartë i Lukoil që vdes që nga fillimi i luftës në Ukrainë./m.j

#Vdekjet #nuk #ndalen #Vetëvaret #në #rrethana #misterioze #zv.presidenti #kompanisë #më #të #madhe #ruse #të #naftës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button