Aktualitet

Përfshihet nga flakët një pus nafte në Cakran të Fierit, ende s’dihet shkaku

Një pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Gjorgoz të njësisë administrative Cakran.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të kompanisë Albpetrol të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve vetëm brenda disa minutave.

Sipas informacionit të marrë pranë kompanisë, ky pus nafte i fondit të ndalur është përfshirë nga flakët edhe herë të tjera ndërsa grupi i ekspertizës po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.

Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka patur asnjë dëm përvecse ndotjes mjedisore pasi zona përreth është mbuluar nga re te zeza tymi.

/f.s

#Përfshihet #nga #flakët #një #pus #nafte #në #Cakran #të #Fierit #ende #sdihet #shkaku
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button