Aktualitet

Po nxirrte makinën nga banesa, i riu përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Gjepalaj të Shijakut rreth orës 08:40, ku një e moshuar ka humbur jetën.

Sipas Policisë së Durrësit, 23-vjeçari me iniciale K.K. po dilte nga banesa me automjet kur përplasi në rrugë këmbësoren M.K. 76 vjeç. Kjo e fundit, fatkeqësisht humbi jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/a.r

#nxirrte #makinën #nga #banesa #riu #përplas #për #vdekje #këmbësoren
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button