Aktualitet
Vdekja e Ragip Jasharit, Lushtaku: Një prej burrave më të veçantë e luftëtar lirie

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së bashkëluftëtarit si dhe njëherazi kushëririt të tij, Ragip Jashari.
Lushtaku tha se Ragipi ishte një prej burrave të veçantë, luftëtar lirie, njeri i dashur e i respektuar nga të gjithë.
“Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit e kushëririt, Ragip Jashari. Ai ishte një prej burrave të veçantë, luftëtar lirie, njeri i dashur e i respektuar nga të gjithë dhe si të tillë do ta kujtojmë gjithmonë. Ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe dashamirëve! Pushoftë në paqe!”, shkroi Lushtaku në Facebook.
#Vdekja #Ragip #Jasharit #Lushtaku #Një #prej #burrave #më #të #veçantë #luftëtar #lirie
gazetablic.com