Aktualitet

Dhoma e Përfaqësuesve miraton ligjin që mund të çojë në ndalimin e TikTok në SHBA

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA ka kaluar një projekt-ligj, që mund të çojë në një ndalim ndërkombëtar të Tik Tok-ut, raporton CNN.

Votimi ishte një tjetër proces, pasi autoritetet amerikane dhe më herët qenë pro kufizimit të aksesit në aplikacion. Një nga arsyet që është dhënë për ndalimin e mundshëm të rrjetit social ka qenë edhe cenimi i sigurisë kombëtare amerikane.

Fati i projekt-ligjit në Senat është i paqartë. Ndërsa, presidenti Joe Biden ka deklaruar se do ta nënshkruajë projekt-ligjin, në rast se kalon në Senat. Ligjvënësit amerikanë kanë thënë se pronari i rrjetit social ByteDance ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze. Por, akuzat janë mohuar nga Tik Tok dhe ByteDance.

Edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump u përpoq ta hiqte aplikacionin në fjalë, por nuk kishte sukses.

/f.s

 

#Dhoma #Përfaqësuesve #miraton #ligjin #që #mund #të #çojë #në #ndalimin #TikTok #në #SHBA
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button