Aktualitet

22% e të rinjve jashtë tregut të punës, apeli i ekspertëve: Bizneset duhet të ndryshojnë ofertën

Fokusimi në studime, mungesa e tregut të punës por dhe kërkesat për eksperiencë disa vjeçare e kanë çuar nivelin e papunësisë tek të rinjtë në 22% në fund të vitit 2023. Edhe pse me një rritje të lehtë prej 0.5% ky tregues qëndron në nivele të larta.

Janë meshkujt të cilët mbajnë dhe përqindjen më të lartë të papunësisë tek të rinjtë në 24.3%, ose thënë ndryshe në  4% më shumë se femrat.

Janë një sërë faktorësh sipas ekspertëve të punësimit që kanë rritur papunësinë tek të rinjtë por më kryesorja mospërputhja e ofertës së tregut me kërkesën e të rinjve.

Kjo vjen si pasojë e tregut të punës i cili nuk ofron kushte të mira që ta motivojë këtë rini. Rinia ndryshon nga një brez më para dhe e mendon më shumë marrëdhënien e punës. Kërkon paga më të larta ambient pune më atraktiv”, tha Emin Shini, ekspert i punësimit.

Më shumë të rinj të papunë rrjedhimisht dhe më pak të punësuar. Në tremujorin e katërt të vitit 2023 shkalla e punësimit të të rinjve ishte 43,1%. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shkalla e punësimit të rinjve është ulur me 1,5 pikë përqindje dhe në krahasim me tremujorin e tretë 2023 është ulur me 1,7 pikë përqindje.

Teksa më pak të rinj po përfshihen në tregun e punës, janë bizneset ato të cilat duhet të ndryshojnë ofertën e tyre sipas ekspertëve të punësimit.

“Jemi akoma në kushtet që çdo ndryshim reflektim i biznesit vjen nga nevoja kur ato ngelen pa fuqi. Ajo që është e rëndësishme për qeverinë është se jemi futur në këtë epokë.”

Por përballë një rritje të papunësisë dhe rënie të punësimit, kemi më pak të rinj te dekurajuar sipas Institutit të Statistikave. Në fund të 2023 numri i të rinjve të dekurajuar u ulë në 1.4% nga 8% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

/f.s

#të #rinjve #jashtë #tregut #të #punës #apeli #ekspertëve #Bizneset #duhet #të #ndryshojnë #ofertën
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button