Aktualitet

Shpërndarja e pasurisë së Shqipërisë/ Propozohet që afati i bonove të privatizimit të zgjatet edhe një vit

Atyre që jetonin në fshat iu shpërnda toka, kush banonte në qytet mori një banesë kundrejt një çmimi simbolik, ndërsa uzinat e fabrikat nisën të shiteshin përmes “Bonove të Privatizimit.” Prej vitit 1995, qytetarët mund të investojnë para në ish-ndërmarrjet shtetërore, duke marrë në këmbim këtë letër me vlerë, me përmasa më të mëdha se leku.

Fillimisht, duku aty nga viti 1992, nga 3.700 ndërmarrje që kishte Shqipëria u zgjodhën 500. Unë kam qenë pjesë e grupit të punës. U bënë kalkulime, që po t’u sigurojmë energjinë, pagat, mund të vazhdoni të konkurroni në treg”, tha Zef Preçi, ish-ministër i Financave dhe Privatizimit.

Me qëllimin për t’i bërë shqiptarë pronarë të ndërmarrjeve shtetërore, vlera totale e bonove të privatizimit u vlerësua në 74.9 miliardë lekë. Deri më tani qytetarëve iu janë shpërndarë 51. miliardë lekë, por vetëm 10 miliardë janë përdorur.

Por fabula “Shpërndarje e pasurisë tek ata që kanë kontribuar në krijimin e saj” gati e humbi qëllimin e saj për shkak të ngjarjeve të vitit 1997.

“U shkatërruan fizikisht ndërmarrjet shtetërore, u plaçkitën asetet dhe për rrjedhojë vlera e bonove të privatizimit në treg ranë ndjeshëm.”

Fillimisht si afat për vlefshmërinë për bonot e privatizimit u vendos vitit 1999. Qeveria e asaj kohe e shty afatin me 5 vite, vendimmarrje kjo që është përdorur disa herë në dy dekadat e fundit. Së fundmi është deputetja socialiste Antoneta Dhima, e cila ka depozituar në Kuvend një projektligj që shtyn edhe me një vit bonot e privatizimit, afati i të cilave kishte përfunduar më 31 dhjetor 2023.

“Për hir të së vërtetës kjo vendim-marrje përsëritet sa herë ka zgjedhje. Nuk iu shërben qytetarëve, por njerëzve të lidhur me pushtetin.”

Aktualisht, një numër i konsiderueshëm i objekteve që administrohen nga Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, organet e pushtetit vendor, nuk janë privatizuar ende.

/f.s

#Shpërndarja #pasurisë #së #Shqipërisë #Propozohet #që #afati #bonove #të #privatizimit #të #zgjatet #edhe #një #vit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button