Aktualitet
Merdarë: Gjendet një pistoletë me 28 fishekë në valixhen e një personi

Policia kufitare bashkë me zyrtarët doganorë gjatë kontrollimit të një autobusi me targa RKS në Merdarë, në valixhen e një pasagjeri kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të kalibrit 9-mm, dhe 28 fishekë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur gjatë së martës.
Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
#Merdarë #Gjendet #një #pistoletë #fishekë #në #valixhen #një #personi
gazetablic.com