Dita e sotme me kthjellime e vranësira. Temperaturat do të jenë me rritje

Qendra me presion të ulët atmosferik po zhvendoset drejt Europës Verilindore duke i’a lenë vendin presionit të lartë ku presim përmirësim të kushteve atmosferike.
E Mërkurë , 13 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira më reshje shiu në mesditë dhe pasdite, në mbrëmje do të kemi përmirësim, reshje bore në verilindje. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 3/10°C
– Zonat e ulëta 7/16°C
– Zonat bregdetare 10/16°C
Kosovë
Kosova për dt. 13 Mars 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu lokale. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 4°C – 7°C në mëngjes deri në 11°C – 14°C gradë Celsius në mesditë.
E Enjte , 14 Mars 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira me reshje shiu të izlouara. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 2/12°C
– Zonat e ulëta 7/17°C
– Zonat bregdetare 10/17°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
#Dita #sotme #kthjellime #vranësira #Temperaturat #të #jenë #rritje
Java News