“U ndodh në vendin e gabuar”, kolegët e 19-vjeçarit të vrarë në Fier ndezin qirinj në vendin e ngjarjes dhe flasin për mediat të dëshpëruar
Me lot në sy, të trishtuar dhe të shokuar nga ngjarja e rëndë e një dite më parë, kolegë të Greit, 19-vjeçarit që u vra me thikë kanë ndezur qirinj në vendin ku ai u sulmua nga dy persona të tjerë.
Mes lotëve ata thonë se Grei ishte një djali i mrekullueshëm, por u ndodh aty në vendin dhe momentin e gabuar.
“Ishte një nga djemtë më të mirë që ne kishim në staf. Na vjen keq që u ndodh në vendin e gabuar dhe momentin e gabuar sepse nuk ishte djalë që mund të ishte negativ apo të sillte probleme, si në punë apo edhe në familje”, tha kolegu.
Një nga koleget e tij thotë se 19-vjeçari e trajtonte si motër, madje i ka mbajtur në krahë edhe fëmijet e saj.
“Djalë i dashur me të gjithë ne, nuk ishte thjesht shoku dhe kolegu jonë, por ishte vëllai jonë. Dinte vetëm të thërriste motër motër. Ka mbajtur fëmijët e mi në krah. Nuk ka për tu harruar kurrë. Më vjen keq për nënë dhe motrat. Grei ke për të mbetur në zemrat tona. Nuk ishte vetëm një djalë, por ishte gjithçka për ne”, u shpreh mes lotesh kolegia.
Ndërsa një tjetër koleg kishte edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë që të qëndrojnë me këmbë në tokë me qëllim që mos përfundojnë si Grei.
“Na ka shokuar të gjithëve si pjesë e stafit ku Grei punonte. Ishte një djalë i përkushtuar, i dashuri. Thirrja që dua të bëj përtej ngushëllime është që rinia sot të qëndrojnë me këmbë në tokë që mos përfundojë si Grei. I shpreh ngushëllime familjes. Jemi shumë të shokuar”, tha nje tjeter koleg i 19-vjecarit.
#ndodh #në #vendin #gabuar #kolegët #19vjeçarit #të #vrarë #në #Fier #ndezin #qirinj #në #vendin #ngjarjes #dhe #flasin #për #mediat #të #dëshpëruar
lajmetverteta