Aktualitet

Emri/ I dënuar politik gjatë diktaturës, ndahet nga jeta poeti i njohur

Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçari, poeti Ylber Merdani. I dënuar politik gjatë diktaturës, sipas Autoritetit të Dosjeve që publikoi edhe lajmin e shuarjes së tij, ai punoi deri në fund për dokumentimin e krimeve të komunizmit.

Njoftimi i plotë:

Sot Ylber Merdani u largua nga kjo jetë në moshën 84 vjeçare. Poet i lindur, i dënuar politik në diktaturë ai vijoi deri ne frymën e fundit të punojë për dokumentimin e krimeve të komunizmit.
Dëshmite e tij dhe kontributet për zbardhjen e së shkuarës janë pjesë e arkivit të dëshmive gojore në AIDSSH, krahas dosjes së përndjekjes së Sigurimit. Ai ishte një ndër intelektualët e nderuar të qytetit të Korçës, i cili vuajti si shumë të tjerë krimet dhe pasojat e diktaturës komuniste në Shqipëri.
z. Ylber Merdani bashkë me bashkëshorten e tij znj. Shpresa Balolli Merdani, në kuadër të bashkëpunimeve të AIDSSH me komunitetet lokale kanë luajtur një rol thelbësor në zbardhjen e historive të Korçës, Maliqit e Voskopojës dhe nderimin e personaliteteve në emër të rezistencës e solidaritetit njerëzor në diktaturë.
Me propozim të AIDSSH presidenca e ka nderuar atë me Titullin e lartë “Martir i Demokracisë” ndërsa Bashkia e Qytetit “Qytetar nderi” i Korçës.
I dënuar për 24 vjet me radhë me burg dhe internim, 8 nga të cilat në burgun e Spaçit, pjesëmarrës i revoltës së vitit 1973, z. Merdani vijoi aktivitetin e tij dokumentues me botimin “Rebelimi i shpirtit të poetit”.

Së fundi ai ishte i ftuar i nderit në n ̈ – “̈̈ ”, e cili në 14 shkurt 2024 mori në diskutim me profesorë të Universitetit “Fan S. Noli”dhe mësues të arsimit parauniversitar të qytetit të Korçës, librin e Lek Previzit “Odiseja e Pafajsisë”.
Gjatë fjalën së tij ai rrëfeu sakrificat e të burgosurve, dhe shfrytezimin e njeriut nga njeriu, nën regjimin komunist. Përmendi me trishtim se vjen nga një famije ku katër breza kanë jetuar nën persekutim dhe trauma.
Në mesazhin e tij ë fundit ai vlerësoi faktin “ ̈ ̈ ℎ ℎ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈̈.”
ä ̈! ̈ ̈ ̈ ℎ̈./m.j

#Emri #dënuar #politik #gjatë #diktaturës #ndahet #nga #jeta #poeti #njohur
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button