Aktualitet

Negociatat PS-PD për komisionet hetimore, mblidhet nesër Konferenca e Kryetarëve

Nesër do të zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku do të diskutohet për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Palët kanë bërë negociata, të cilat do të diskutohen në mbledhje.

Prej disa kohësh, krerët e grupeve parlamentare të PS-së dhe të Rithemelimit kanë nisur negociatat për të kthyer jetën normale parlamentare.

Negociatat kanë nisur me ndërhyrjen e kryeparlamentares Lindita Nikolla, për shtensionimin e situatës.

Opozita kërkon ngritjen e komisioneve hetimore dhe maxhoranca ka deklaruar se është e hapur që të plotësojë këto kërkesa.

/f.s

#Negociatat #PSPD #për #komisionet #hetimore #mblidhet #nesër #Konferenca #Kryetarëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button