Aktualitet
Udhëzimi për zgjedhjet brenda partisë, PS mbledh më 17 mars Asamblenë Kombëtare

Rienergjizimi i partisë, korrigjimi i mangësive të evidentuara në OS dhe anëtarësimet e reja, do të diskutohen në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së e cila do të zhvillohet në mars në Durrës.
Në agjendën e siguruar nga A2 CNN, mësohet se në këtë Asamble do të miratohet udhëzimi për zgjedhjet e përgjithshme në parti, si edhe udhëzimi mbi kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të Kongresit të Partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të Njësisë Administrative.
Gjithashtu do të ketë raportime dhe diskutime nga anëtarët e Asamblesë për zbatimin e detyrave të ngarkuara.
/f.s
#Udhëzimi #për #zgjedhjet #brenda #partisë #mbledh #më #mars #Asamblenë #Kombëtare
Java News