Aktualitet

Të shtëna me amë zjarri në Tekas, raportohet për 5 viktima, mes tyre edhe dy fëmijë

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në një shtëpi në Cleveland, Teksas.

Mediat e huaja shkruajnë se të shtënat kanë ndodhur në orët e vona të ditës së djeshme.Viktima më e re e ishte 8 vjeç ndërsa dy gra u gjetën të vdekura në dhomën e gjumit mbi dy fëmijë që i mbijetuan tragjedisë. Policia është ende në kërkim të të dyshuarit, i cili dyshohet të jetë i armatosur dhe në gjendje të dehur.

Të paktën 10 persona ishin në shtëpi kur policia mbërriti në vendngjarje dhe të gjitha viktimat ishin të moshës tetë deri në  40-vjeç.

Policia konfirmoi se të shtënat ndodhën të gjitha në një shtëpi, viktimat ishin të gjitha nga Hondurasi dhe se katër nga viktimat u deklaruan të vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një prej tyre u shpall e vdekur pasi u dërgua në spital.

Mësohet se policia është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button