Aktualitet
Partizani triumfon 0-4 ndaj Erzenit në Rrogozhinë

Partizani ka triumfuar 0-4 ndaj Erzenit në Rrogozhinë, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin. Të kuqtë realizuan dy herë në pjesën e parë me Carën dhe Mba, duke ndezur festën te tifozeria kryeqytetase.
Në pjesën e dytë, skuadra e Shehit thelloi akoma më shumë epërsinë, me Atanaskovski dhe Bintsouka.
Me këtë rezultat, Partizani renditet në vendin e dytë me 46 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Teutës në transfertë.
Në krahun tjetër, Erzeni endet në vendet e fundit. Vetëm pozicioni i nëntë për skuadrën nga Shijaku, që deri më tani ka grumbulluar 26 pikë.
#Partizani #triumfon #ndaj #Erzenit #në #Rrogozhinë
Java News