Aktualitet

Rizgjimi i Hekurudhës Shqiptare: Pa asnjë investim për 30 vite, tashmë kantier ndërtimi

Nuk ka pasur asnjë investim në sektorin hekurudhor në tridhjetë vitet e fundit.

Sektori i harruar në tri dekada, duket se po rizgjohet.  Për 13 të marta së bashku, duke filluar nga 19 marsi, do të dëgjohet zhurma e trenit.

Do të udhëtojnë për kaq javë nga Shkodra në Laç, besimtarët, që e bëjnë këtë rrugëtim për çdo vit. Edhe për këtë vit, në shinat e konsumuara dhe me trenin e dikurshëm, po gjithashtu të konsumuar.

Drejtore e Përgjithshme, MIE, Erjola Muka tha se “sektori hekurudhor ka qenë shumë i rëndësishëm para viteve ’90 më pas ka kaluar në një periudhë pezull. Ndërsa vitet e fundit ka fituar vëmendjen e qeverisë”.

Shqipëria po “kryqëzohet” nga shinat e hekurta, duke hedhur një hap të rëndësishëm që nuk e kishim para në tridhjetë vitet e fundit.

Projektet janë, angazhimi financiar po sigurohet dita ditës, mbetet që brezat e rinj të shohin të konkretizuar atë që nuk e panë prindërit e tyre.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

#Rizgjimi #Hekurudhës #Shqiptare #asnjë #investim #për #vite #tashmë #kantier #ndërtimi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button