VIDEO / Rama inspekton punimet në Shkodër: Koha për një treg modern dhe një konvikt evropian

Me përfundimin e takimit me organizatat partiake, kryeministri Edi Rama ka inspektuar disa punime në qytetin e Shkodrës. Në shoqërinë e kryebashkiakut Benet Beci dhe ministres Elisa Spiropali ai pa nga afër gjithë tregun e qytetit.
“Koha për një treg modern turistik për Shkodrën dhe një konvikt evropian për nxënësit e shkollave profesionale”, u shpreh kryeministri.
“I erdhi radha Shkodrës!”, shpreheshin tregtarët teksa e takonin.
Kjo është dita e dytë e Ramës në Shkodër, pas takimit të djeshëm me krerët e bashkive në vend. Në fokus është rienergjizimi në Partinë Socialiste, me anëtarësime dhe objektiva të qartë për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
/a.r
#VIDEO #Rama #inspekton #punimet #në #Shkodër #Koha #për #një #treg #modern #dhe #një #konvikt #evropian
Java News