Ura mbi Bunë, Rama: Kemi ngritur një grup pune me Malin e Zi, presim të nisë ndërtimi

Kryeministri Edi Rama i pyetur për tarifën që paguajnë shqiptarët që udhëtojnë drejt Malit të Zi, tha se një gjë e tillë është thjesht çështje burokracie dhe se ka diskutuar me kryeministrin aktual për ta hequr. Ndërsa për projektin për Urën mbi lumin e Bunës që u miratua 2 ditë më parë në kuvendin malazez, tha se pritet që të nisë procesi i ndërtimit.
“Është e vërtetë që e kemi diskutuar me Dritanin dhe e kam diskutuar edhe me kryeministrin e ri. I kam thënë të lutem duhet të heqësh tarifën që paguajnë qytetarët tanë kur vijnë andej gjë që nuk e paguajnë malazezët kur vijnë këtej.
Ndërsa ura mbi Bunë është një ide e Dritanit, që unë e kam përqafuar menjëherë dhe është projekt i joni. Kemi ngritur një grup pune të përbashkët me qeverinë e Malit të Zi. Tani duhet ta fusim në proces dhe të fillojmë ta ndërtojmë”- u shpreh Rama./m.j
#Ura #mbi #Bunë #Rama #Kemi #ngritur #një #grup #pune #Malin #presim #të #nisë #ndërtimi
Java News