Aktualitet

Bashkiakët janë ‘rebeluar’ ndaj Berishës?! Zyrtari i Foltores sulmon takimin e Ramës në Shkodër: Mungonte në dukje vetëm krimi….!

Anëtari i Kryesisë së Foltores se Berishes, Bardh Spahia ka reaguar pas takimit të kryeministrit Rama në Shkodër, duke e cilësuar këtë takim si mbledhje të qeverisë hajdute. Në statusin e tij në rrjetin social, Spahia shkruan se Rama vijon të persekutojë Shkodrën, ndërsa thekson se në projektligjin për buxhetin e vitit 2024, ky qytet nuk ka asnjë lekë për investime.

Akuza keto te zyrtarit te larte te Foltores ndaj kesaj mbledhjeje, tekjsa kane marre pjese dhe bashkiaket e Berishes, cka me sa duket kane qene pa leje ne kete takim me Ramen dhe jane rebeluar.

Më poshtë statusi i plot i anëtarit të Kryesisë, Bardh Spahia:

Mirë që bën mbledhjen e qeverisë tënde hajdute në Shkodrën të cilën ti vazhdon dhe e persekuton, por Shkodra akoma nuk ka përfituar asnjë investim. Në mbledhjen e sotme mungonte në dukje (sepse shefat i kishin aty), faktori kryesor që solli marrjen e Shkodrës nga rilindja, mungonte krimi ose shtabi elektoral i Becit. Ndërsa përsa i përket vendit që zgjodhe, më i përshtatshëm do ishte ndonjë resort i miqve të tu investitorë strategjik si Pëllumb Gjoka, sepse këta janë aleatët e tu të vërtetë e jo populli i Shkodrës.

Përtej premtimeve në fushatën e 14 majit 2023 dhe kërcënimit të turpshëm publik që “nëse nuk votoni rilindjen keni zero fonde”, në realitet në projektligjin për buxhetin e vitit 2024 nuk ka asnjë lekë për investime në Shkodër.

Asnjë fond apo fjalë për aksin tejet të rënduar Tiranë – Shkodër, as për segmentin Milot – Balldren, as për segmentin Muriqan – Lezhë.  Ndërsa ndryshimet në paketën fiskale të Bashkisë Shkodër janë një barrë e rëndë për bashkqytetarët shkodranë.

Dyfishim dhe rritje në maksimum i taksës së ndërtimit në infrastrukturë nga 4% në 8%.  Tarifat për lejet e zhvillimit dhe ndërtimit rriten deri në 10 fish.

Rritje deri në pothuajse dyfish të tarifës për shfrytëzim të hapësirës publike./m.j

#Bashkiakët #janë #rebeluar #ndaj #Berishës #Zyrtari #Foltores #sulmon #takimin #Ramës #në #Shkodër #Mungonte #në #dukje #vetëm #krimi…
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button