Aktualitet

Aksident pranë Tepelenës, mjeti del nga rruga, plagoset shoferi së bashku me dy pasagjeret

Një automjet ka dalë nga rruga ditën e sotme në aksin rrugor “Krahës-Malas” pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.

Raportohet se si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. M. dhe 2 pasagjere në automjetin që drejtonte ai.

Sakaq, të tre të plagosurit janë dërguar në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:05, në aksin rrugor “Krahës-Malas”, shtetasi E. M., 41 vjeç, banues në Memaliaj, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. M. dhe 2 pasagjere në automjetin që drejtonte ai. Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./m.j

#Aksident #pranë #Tepelenës #mjeti #del #nga #rruga #plagoset #shoferi #së #bashku #pasagjeret
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button