Aktualitet

Skandali i financimeve ruse dhe “CEZ-DIA”, ngushtohet “laku” për Metën dhe Kryemadhin, gruaja e ish-presidentit kërcënon Yuri Kim dhe paralajmëron se do marrë në dorë kallashnikovin kundër atyre që e rrezikojnë

Thirrja e Ilir Metës në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për aferën “CEZ-DIA” dhe Endrit Braimllarit për çështjen e lobimit të LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se ka zhytur në ankth dhe panik deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Kjo e fundit ka shpërthyer në sulme të forta në adresë të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Zonja Kryemadhi nuk është përmbajtur kur është pyetur për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, duke folur me një gjuhë më keq se Sali Berisha. “Po te mami vet le të shkojë dhe ajo pra. Le të shkojë dhe ajo me lekët e Edi Ramës. Jo po del, kush të dojë le të dalë. Le të dalë dhe presidenti i Amerikës. Në Amerikë po vriten për blerje votash”, deklaroi ajo.

Bashkëshortja e Metës paralajmëron rezistencë

Ndërkohë, deputetja e Monika Kryemadhi paralajmëroi rezistencë gjatë debatit me gazetarët në studio, madje premtoi se do të marrë armën, nëse i cenohet interesi i saj familjar. “Ti në këtë rast po i bën shërbimin më të madh Edi Ramës që po i thua njerëzve mos shko të votosh. Unë do shkoj shtëpi më shtëpi dhe do pyes a e urren Erion Veliajn? Në 10 njerëz, 8 e urrejnë. Pse ça do marr unë? Kallashin? Unë kallashin e marr për fëmijën tim vëlla. Mua po më preke fëmijën tim, të shkrij, të vras, të djeg, me plumb, me çfarë të duash, po më preke fëmijën tim, familjen time. Po, patjetër. Për fëmijën tënd nuk dal të luftoj unë, do dalësh të luftosh ti për fëmijën tënd”, u shpreh ajo, duket treguar se është në panik, nga dosjet që ajo dhe bashkëshorti i saj kanë në SPAK. Madje kjo deklaratë e Kryemadhit është një mesazh kërcënues edhe për SPAK, që të mos guxojë ta hetojë atë dhe Metën.

Kryemadhi: Berisha është dashi me brirë që drejton tufën tonë

Nga ana tjtër, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur me lavde për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili pretendon ka marrë drejtimin e opozitës. Ajo e ka cilësuar Berishën si “dashi me brirë”, e ndërsa thotë se e respekton sepse ecën përpara pavarësisht presioneve. Mirëpo, këtë e tha me një gjuhë jo shumë të hijshme. “Lideri i opozitës është Sali Berisha sot. E di për çfarë e respektoj unë Berishën? Që Berisha nuk e ruajti fare për asnjë shantazh e presion dhe për këtë e përshëndes. Ja ku ka Tik-Tok-un e radhës. Opozita ka dashin e kopesë. Dashi pra, dashi me brirë. Ai drejton tufën, dashi me brirë është Sali Berisha. A na ka mbledhur Sali Berisha të gjithëve bashkë. Unë liderin tim kam Ilir Metën, ai është ulur dhe ka bërë një marrëveshje me Berishën. Kështu ai është përfaqësuesi”, nënvizoi ajo. Në përfundim, Kryemadhi foli mes të tjerave edhe për rëndësinë e përdorimit të rrjeteve sociale në fushatë. Sipas saj kjo është mundësia më e mirë për t’u afruar me publikun.

Dosjet që alarmuan Kryemadhin

Kujtojmë se në muajin shkurt të këtij viti, kreu i PL, Ilir Meta u thirr në Prokurorinë e Posaçme, teksa u pyet në lidhje me aferën “CEZ-DIA”. Ndërsa disa ditë më pas, në ambientet e SPAK është parë edhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, i cili është pyetur nga prokurorët specialë për çështjen e lobimit të LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Seanca e dëshmisë është zhvilluar menjëherë pas ardhjes së letër-porosisë nga SHBA, ku ai është pyetur nga prokurorët e SPAK-ut në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërkohë SPAK ka vënë nën hetim për këtë çështje, edhe ish-presidentin Meta, pas kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri, i cili pretendon se për llogari të LSI janë shpenzuar dollarë të padeklaruar për qëllime lobimi, në kohën kur drejtonte Lëvizjen Socialiste për Integrim. Vetë Ilir Meta ka hedhur poshtë akuzat për një lobim të tillë, por pavarësisht kësaj, duket se familje Meta nuk i ka punët mirë, pasi qetësia tyre është prishur, referuar deklaratës së Kryemadhit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button