Aktualitet

Shpërndahet një link ku kërkohen donacione për Fondin e Sigurisë, Ambasada e Kosovës në ShBA del me reagim

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar bashkëatdhetarët se e vetmja formë për donacion për Forcën e Sigurisë së Kosovës është nëpërmjet llogarisë bankare në Bankën Qendrore të Kosovës.

Kjo pasi është shpërndarë një link për donacione për këtë fond.

“Njoftojmë të gjithë bashkatdhetarët se linku https://donorbox.org/fsk-donation , i raportuar së fundi nga bashkatdhetarët në SHBA, nuk ka të bëjë asgjë me donacionet për Fondin e Sigurisë së FSK-në dhe është mashtrim. Rikujtojmë se e vetmja formë për donacion për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) është nëpërmjet llogarisë bankare në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, llogari për Fondin e Sigurisë”, thuhet në reagim.

Postimi i plotë:



#Shpërndahet #një #link #kërkohen #donacione #për #Fondin #Sigurisë #Ambasada #Kosovës #në #ShBA #del #reagim
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button