“Big Brother-i yt janë ish të dashurit”/ Sara pas përjashtimit nga programi: U përballa me…
Ish-banorja e Big Brother VIP, Sara Gjordeni, e ftuar në programin “Ftesë në 5” ka treguar se është përballur me një numër të lartë mesazhesh dhe komentesh për lidhjet e saj ndër vite.
Ajo deklaroi se komentet ishin skandaloze dhe se është normale të kesh lidhje ndër vite.
Ndër të tjera u shpreh se Bardhit ia ka thënë edhe brenda shtëpisë se është shumë njeri i drejtë, ndërsa loja përfaqëson të kundërtën.
“Jam pritur jashtë nga disa komente skandaloze. Big Brotheri yt janë ish-at. Por unë jam 28 vjeçe. Një histori 10 vite më parë. Po jo se si e shihje kur flisnit, po si ta shoh. Endriku ka treguar respekt për familjen e tij, për Bardhin dhe për mua me sjelljen që ka bërë pasi hyri në shtëpi.
Nuk pata shumë për të thënë, më kanë bërë një pyetje që me atë që pe a është reale, kam thënë po. Bardhi është si ëngjëll, vetëm njeri nuk është. Është shumë i drejtë, se ajo lojë ka shumë intriga. Ja dy manipulime të vogla i kemi bërë edhe në grup, me Bardhin”, tha Sara Gjordeni./TCH
#Big #Brotheri #janë #ish #të #dashurit #Sara #pas #përjashtimit #nga #programi #përballa
Java News