Aktualitet

‘Amnistia’/ PD zyrtare: Të gatshëm të votojmë variantin e parë. Të mos përfshihen personat…!

Partia Demokratike zyrtare është e gatshme që të votojë versionin fillestar të amnistisë penale.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Arbi Agalliu rendit parimet, të cilët ata i qëndrojnë, konkretisht të amnistohen protestuesit, por jo personat që janë në gjykim nga SPAK apo të dënuar nga GJKKO.

“Po kështu projektligjit duhet t’i bashkëngjitet edhe amendamenti i Partisë Demokratike për të amnistuar të gjithë protestuesit. Qofshin këta protestues të thirrur nga PD apo partitë aleate, apo parti të tjera politike, apo nga shoqëria civile”, thuhet në deklaratën e Agalliut.

Deklarata e plotë:  

Ndodhem sot këtu, për të bërë me dije qëndrimin e Partisë Demokratike lidhur me amnistinë penale. Partia Demokratike është e gatshme në çfarëdo lloj kohe të votojë projektligjin për amnistinë penale në variantin e parë të sjell nga qeveria dhe Ministria e Drejtësisë në komisionin e ligjeve në Kuvend.

Një variant i cili nuk përfshin të gjithë ata individë që janë nën gjykim nga SPAK, apo janë dënuar nga GJKKO. Po kështu projektligjit duhet t’i bashkëngjitet edhe amendamenti i Partisë Demokratike për të amnistuar të gjithë protestuesit.

Qofshin këta protestues të thirrur nga PD apo partitë aleate, apo parti të tjera politike, apo nga shoqëria civile. Kjo bëhet për arsyen e parë dhe bazike për mbështetjen e drejtësisë dhe së dyti për të amnistuar të gjithë atë kategori protestuesish të cilët kanë protestuar për një kauz të caktuar. Ndaj dhe njëherë ju bëj me dije qëndrimin tonë për të votuar amnistinë penale në çfardolloj kohe dhe momenti duke i qëndruar këtyre parimeve./m.j

#Amnistia #zyrtare #Të #gatshëm #të #votojmë #variantin #parë #Të #mos #përfshihen #personat..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button