Aktualitet

“Më ngacmonte motrën”/ Zbardhen detaje nga plagosja e 15-vjeçarit në Gjirokastër

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me thikë e një 15-vjeçari në Gjirokastër.

Adoleshenti është plagosur nga një bashkëmoshatar, ndërsa vajza ishte dëshmitare.

Dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë pretendimi i djalit tjetër se i ngacmonte motrën 13-vjeçare.

“Sot me datë 08.03.2024 rreth orës 08:05 në lagjen “18 shtatori”, gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

/f.s

#Më #ngacmonte #motrën #Zbardhen #detaje #nga #plagosja #15vjeçarit #në #Gjirokastër
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button