Aktualitet
Shtyhet sërish seanca për Berishën dhe Malltezin, avokatët s’i ndahen Irena Gjokës: Të përjashtohet…

Shtyhet për datë 12 mars seanca për revokim të masës së sigurisë për ish kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
Shkak u bë kërkesa e avokatëve për t’u njohur me ecurinë e hetimeve të deritanishme si dhe kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Ndaj Sali Berishës, GJKKO ka vendosur masën e arrestit në shtëpi, që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar. Ai akuzohet për korrupsion së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për privatizimin e ish klubit sportiv Partizani.
Që prej fillimit të procesit, Berisha është ankuar se qeveria po ndikon në sistemin e drejtësisë për dënimin e tij.
/a.r
#Shtyhet #sërish #seanca #për #Berishën #dhe #Malltezin #avokatët #ndahen #Irena #Gjokës #Të #përjashtohet..
Java News