Aktualitet

VIDEO/ I Mërzitur e me duart në kokë, momenti kur babai i Elia Zaharias pret vendimin në gjykatë pas sherrit me Lekën

Dalin pamjet e momentit kur Gjergj Zaharia, babai i Elias pret vendimin në gjykatën e dhomës civile në Tiranë.

Sikurse duket në pamjet e siguruara nga gazetarja Anila Hoxha, ai qëndron i ulur dhe mban duart në kokë.

Gjyqatari Artan Haradinaj vendosi që çifti të pajiset me urdhër-mbrojtjeje dhe të mbajnë një distancë 5 metra nga njëri-tjetri. Sipas vendimit, princ Leka do të takojë vajzën e tyre 3-vjeçare vetëm në prani të dados.

Princ Leka në gjykatë u përfaqësua nga dy avokatët e tij, pa qenë vetë i pranishëm.

Pas publikimit të videos së përplasjes fizike të një dite më parë mes Princit Leka dhe bashkëshortes së tij në proces divorci, Elia Zaharia, çifti është përballur sot në Gjykatën e Tiranës.

Princ Leka dhe Elia Zaharia, që janë në proces divorci, pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri, ndërsa ky moment është filmuar edhe me video.

Gjithçka ka nisur kur Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia. Siç rrëfen Princ Leka në dëshminë e tij, në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë.

Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, teksa Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, ndërsa ky i fundit ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.

Madje, në dëshminë e tij, Princ Leka pretendon se është dhunuar me sende të forta si statuja e drurit, ndërsa thotë se ish-vjehrri i ka grisur edhe xhupin në sy të vajzës. Ai thotë se sherri nisi nga ana e Gjergj Zaharia që “ka filluar me fjale fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë t’i duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua”.

Oborri Mbretëror reagoi duke kërkuar nga policia fshirjen e pamjeve, ndërsa vetë policia tha se po hetohet se kush i ka publikuar pamjet e dhunës, të filmuara nga vetë Princ Leka. Prokuroria ndërkohë ka nisur hetimet për dhunë në familje./m.j

#VIDEO #Mërzitur #duart #në #kokë #momenti #kur #babai #Elia #Zaharias #pret #vendimin #në #gjykatë #pas #sherrit #Lekën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button