Aktualitet
Gërvalla deklarohet lidhur me akuzën për mosraportim të pasurisë: Jam tërësisht e pafajshme

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryeministre, është deklaruar e pafajshme lidhur me akuzën për mosraportim të pasurisë, në shqyrtimin fillestar të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Deklarimin rreth fajësisë, ministrja Gërvalla e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Paulin Pashku, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Jam tërësisht e pafajshme”, tha Gërvalla.
Gjykatësi i rastit Dibran Isufi e njoftoi atë dhe mbrojtësen e saj, Saranda Keqekolla-Sadiku, se mund të paraqesin në afat prej 30 ditësh kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.
#Gërvalla #deklarohet #lidhur #akuzën #për #mosraportim #të #pasurisë #Jam #tërësisht #pafajshme
gazetablic.com