Aktualitet

Nagavci uron mësimdhënësit: Mirënjohje pa fund për kontributin e tyre në zhvillimin e shoqërisë

Sot shënohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit në nderim të të gjithë atyre që kontribuan në zhvillimin e edukimin e gjeneratave të reja.

Mësimdhënësit i ka uruar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ajo falënderoi mësimdhënësit për punën dhe përkushtimin e tyre në arsimin e brezave të rinj, duke theksuar se roli i tyre në procesin edukativo-arsimor është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

“Prioriteti ynë si Ministri e Arsimit është të përmirësojmë cilësinë në arsim, duke rregulluar infrastrukturën ligjore dhe fizike. Andaj, jemi duke punuar në shumë drejtime për të avancuar pozitën e mësimdhënësit dhe për të ofruar kushte e politika arsimore që garantojnë mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore.

Mirënjohje pa fund për të gjithë mësimdhënësit për kontributin e çmuar të tyre në formësimin e të ardhmes sonë”, thuhet në urimin e Nagavcit.



#Nagavci #uron #mësimdhënësit #Mirënjohje #fund #për #kontributin #tyre #në #zhvillimin #shoqërisë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button