Chelsea nuk ka të ndalur në merkato, gati 50 mln euro për talentin e Bilbao-s

Pavarësisht investimeve të mëdha në dy merkatot e fundi-t, Chelsea i Todd Boehly do të vazhdojë të shpenzoja shifra të larta për të krijuar skuadrën që do e rikthejë këtë klub te trofetë.
Sipas raportimeve të medieve britanike, emri i fundit që ka përfunduar në fokusin e klubit londinez është ai i Nico Williams, sulmuesit të Athletic Bilbao.
Megjithatë, për të bërë të mundur këtë afrim, Chelsea do duhet të shpenzojë shumë, pasi klubi bask nuk ka ndërmend të lejojë talentin 21-vjeçar të largohet nëse nuk merr një shifër të lartë në këmbim.
Mediet britanike theksojnë se te “blutë” e Londrës janë të gatshëm për të paguar deri në 50 milionë euro për të marrë në ekip Nico Williams.
#Chelsea #nuk #të #ndalur #në #merkato #gati #mln #euro #për #talentin #Bilbaos
gazetablic.com