Sport

Boston ia del jashtë fushe, Celtics kualifikohen në gjysmëfinale

Boston Celtics është ekipi i fundit gjysmëfinalist në Konferencën e Lindjes. Skuadra e Celtics triumfoi së fundmi 128-120 ndaj Atlanta Haëks, duke fituar 4-2 serinë e takimeve çerekfinale. Një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës, vendosur në fundin e saj.

Atlanta nuk përfitoi nga faktori fushë për të fituar këtë ndeshje dhe të gjithë titullarët e saj realizuan mbi 10 pikë, ky Young me 30 pikë ishte më i miri për vendasit.

Për Boston u dalluan Broën me 32 pikë e Tatum me 30, një dyshe që bëri diferencën në parket. Në gjysmëfinale, Boston do të luajë ndaj Philadelphia dhe ka faktorin fushë në favor. Gjysmëfinalja tjetër në Lindje është ajo mes Miami Heat dhe New York.

Në Perëndim janë ende për t’u përcaktuar dy ekipet e fundit gjysmëfinaliste. Çifti i parë është mes Denver Nuggets dhe Phoenix Suns, ndërsa çifti tjetër do të dalë mes duelit Memphis-Lakers dhe Golden State-Sacramento.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button