Aktualitet

Detaje nga tragjedia në Maqedoninë e Veriut/ 51 viktima dhe 100 të plagosur nga zjarri, arrestohen disa persona –

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pance Toshkovski, gjatë një konference për media ka folur për tragjedinë e rëndë që ka ndodhur në qytetin e Koçanit, ku një zjarr ka shpërthyer në një diskotekë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ai konfirmoi se deri tani janë gjetur 51 viktima dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur, shumë prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë, shkruan Alsat.

Ky incident ka shkaktuar një tragjedi të madhe dhe ka tronditur komunitetin. Ministri Toshkovski ka thënë se autoritetet janë angazhuar me shpejtësi për të ofruar ndihmën e nevojshme dhe për të hetuar shkaqet e këtij zjarri tragjik.

Sipas informacioneve të deritanishme, zjarri ka rënë rreth orës 03:00 për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike në koncertin ku morën pjesë rreth 1500 persona.

Të lënduarit janë dërguar në spitalet e Koçanit dhe Shtipit.

Deri më tani në Klinikën për sëmundje kirurgjikale “Naum Ohridski” në Shkup janë dërguar 27 persona të lënduar.

Policia ka ndaluar disa persona të lidhur me organizimin e festës, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e përgjegjësisë.

#Detaje #nga #tragjedia #në #Maqedoninë #Veriut #viktima #dhe #të #plagosur #nga #zjarri #arrestohen #disa #persona
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button