Aktualitet

DETAJE / “Audi” shoshë nga plumbat, 54-vjeçarit në Lezhë i zunë pritë sapo la fëmijët në shkollë

Dalin pamjet nga atentati në Lezhë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 54-vjeçari Agron Puka.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrilë të Lezhës.

54-vjeçariti kishin zënë pritë sapo kishte lënë fëmijët në shkollë. Puka ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ende nuk idhet rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 08:00, në fshatin Rrilë, shtetasi A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Rrilë, duke lëvizur me automjet, është plagosur me armë zjarri nga 1 person ende i paidentifikuar. 54-vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku është në kujdesin e mjekëve (aktualisht jashtë rrezikut për jetën).

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimin, kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje, është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli.

Njëkohësisht, në ndihmë të Policisë vendore, janë nisur Forcat Kombëtare të Sigurisë të Njësisë Shkodër.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.

/a.r

#DETAJE #Audi #shoshë #nga #plumbat #54vjeçarit #në #Lezhë #zunë #pritë #sapo #fëmijët #në #shkollë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button