Aktualitet

Afrimitet i tepërt fizik ‘treshe’? Pas përkëdheljeve, Sara në një shtrat me Meritonin dhe Bardhin

Ditët e fundit është komentuar shumë afrimiteti mes Sarës dhe Meritonit, brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Disa komentues e kanë gjykuar si të tepërt këtë afrimitet, përtej shoqërisë. Kjo sepse Sara është në një lidhje dashurie me Bardhin, ndërsa Meritoni ka deklaruar se e ka mik të ngushtë këtë të fundit.

Në disa raste ata shihen duke përkëdhelur njëri tjetrin, të shtrirë të përqafuar të dy, edhe pse Bardhi është i pranishëm, dhe mesa duket nuk e ka problem. Vetëm pak më parë Sara, Meritoni dhe Bardhi shfaqen të shtrirë në një krevat, ku Meritoni ndodhej mes tyre.

Në raste të tjera, Meritoni është parë i shtrirë në prehrin e Sarës, ndërsa ajo i masazhon fytyrën. Në një tjetër, ata shihen në korridor duke u përqafuar, apo në kuzhinë duke gatuar dhe shkëmbyer batuta./m.j

#Afrimitet #tepërt #fizik #treshe #Pas #përkëdheljeve #Sara #në #një #shtrat #Meritonin #dhe #Bardhin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button