Ndryshimet në statut për Bardhin e Gjekmarkajn/ Përplasje te Foltorja, Bushati: S’jemi dele ta marrim vesh nga media. Paloka: Është..!

Paloka: Këshilli Kombëtar ka të drejtën të marrë vendime për ndryshime statutore. Domosdoshmëri për Bashkimin e Partisë Demokratike. Efekti i bashkimit është ndikues i madh jo vetëm te anëtarësia, por edhe te kryetarët. Sot propozojmë ndryshim statutor që u diskutuan dhe në kryesi. U arrit mirëkuptim për formulimin. Është konsultuar edhe me kryetarin Berisha. Në kryesi diskutuam gjatë dhe patëm mendime të ndryshme, por në fund arritëm në dakordësi.
Enidra Bushati: E mësova nga mediat rendin e ditës. Ju z.Paloka s’më kthyet përgjigje për rendin e ditës. Ne nuk jemi dele që ta marrim vesh rendin nga media. Ju thatë me propozim të kryesisë bëjeni transparente vendimarrjen, opinionet pro ose kundër. Neni 54 statut theksohet: Gjykata partisë bën interpretimin e statutit. Kërkoj interpretim nga gjykata.
Kalaja: Me vendim të kryesisë bëhen ndryshime statutore
Noka: kryesia e PD e mbledhur para 1 jave shqyrtoi vakumin institucional në19 degë që kandiduan për zgjedhjet vendore. Kemi 19 kryetarë tëkomanduar të cilëve ju ka perfunduar afati i komandimit. Ky proces vjen pas bashkimit tonë që ka dhënë impakt pozitiv tek anëtaresia. Degët: Malësi e Madhe Lezhe / Kurbin/ 3 degë të Qarkut Durres/ Peqin/ Mallakastër/ Lushnjë/ Devoll/ Kuçovë / Poliçan/ Këlcyrë/ Kamëz / Bulqizë.
#Ndryshimet #në #statut #për #Bardhin #Gjekmarkajn #Përplasje #Foltorja #Bushati #Sjemi #dele #marrim #vesh #nga #media #Paloka #Është.
Java News