Aktualitet

Gazetari iu nxjerr bojën dy deputetëve demokratë që qajnë hallin e Liamit të Big Brother

Nga Andrea Danglli

Dy deputetë dhe një ish-deputete, që morën votat e shqiptarëve mes përbetimeve dhe mallëngjimeve nën moton #ShqipëriaFITON, mbrëmë patën emërues të përbashkët fatin e keq të Liamit.

Ata u shfaqën në ekranin më të madh televiziv në vend duke u përballur me gazetarë, avokatë dhe funksionarë të lartë policie, me qëllim zhbirilimin e kësaj historie të shndërruar në hallin më të madh të momentit.

Liami nuk është ai protestuesi i thjeshtë që vijon proceset gjyqësore i papërkrahur, as fermeri i dëshpëruar që vijon ndjekjen penale se bllokoi rrugën në shenjë proteste, as studenti rebel i prangosur për hiçgjë, e për mos të vijuar me listën e gjatë të hallexhinjve që sot s’kanë askënd tjetër në krah veç Zotit!

Jo nuk është ky!

Liami që dje dhe sot shqetësoi policinë, opozitën dhe median, është thjesht një ish-banor i Big Brother, i cili u prangos si shumë të tjerë pasi rezultonte i dënuar. (Për më shumë detaje duhet të ndiqni debatin e ligjvënësve tanë).

Tani, si mund t’u trokasësh në derë për t’u qarë hallin, kur halli me i madh i momentit është Liami?

#Gazetari #nxjerr #bojën #deputetëve #demokratë #që #qajnë #hallin #Liamit #të #Big #Brother
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button