Aktualitet

Sot fillon manifestimi ”Epopeja e UÇK-së”, kjo është agjenda e aktiviteteve

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, pritet të mbahet manifestimi qendror i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në nderim dhe kujtim të komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri.

Ceremonia do të mbahet të martën e pesë marsit në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:30.

Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar mbi agjendën e aktiviteteve e cila nis me pritjen e mysafirëve nga ora 11:30 – 12:00.

11:30 – 12:00 – Pritja e mysafirëve;

12:00 – Fillimi i ceremonisë (Raportimi për rreshtimin e kuadrateve para Presidentes);

12:03 – Inspektimi i kuadrateve nga Presidentja dhe Komandanti i FSK-së.

12:05 – Bendi Frymor i FSK-së luan himnin Shtetëror dhe Kombëtarë;

12:10 – Homazhe pranë Obeliskut të UÇK-së në Kazermën Adem Jashari.

12:15 – Fjalimi i Presidentes së Republikës së Kosovës;

12:25 – Fjalimi i Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës;

12:35 – Fjalimi i përfaqësuesit të Familjes Jashari;

12:40 – Pjesë artistike nga Bendi Frymor;

12:50 – Mbyllja e ceremonisë.

Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.

Më 24 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana, filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Pas 78 ditësh bombardime të NATO-s, Sllobodan Millosheviqi, në atë kohë, president i Serbisë u dorëzua në qershorin e vitit 1999 dhe pranoi Marrëveshjen e Kumanovës.

Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit miratoi Rezolutën 1244, me të cilën, vendosi administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe fuqizoi praninë ushtarake të KFOR-it.



#Sot #fillon #manifestimi #Epopeja #UÇKsë #kjo #është #agjenda #aktiviteteve
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button