Aktualitet

“Ti e ke çuar te dritarja Berishën e nuk e nxjerr dot tani”/ Gjokutaj braktis emisionin pas debatit me Rakipin për sulmet greke ndaj gjyqtares Gjoka

Moderatori Ylli Rakipi debatoi me avokatin Genc Gjokutaj, ndërsa po diskutohej për shkrimet e sotme të medias greke për gjyqtaren e posaçme, Irena Gjoka, e cila është gjyqtare në proceset ndaj Fredi Belerit dhe Sali Berishës. Rakipi i kujtoi avokatit Gjokutaj, që mbron Berishën në procesin e hapur nga SPAK, se sulme të tilla nëse do të bëheshin nga media shqiptare ndaj një gjyqtari grek, ata do t’i shqyenin gazetarët shqiptarë.

Rakipi kujtoi edhe operacionet “Fshesa” që policia greke bënte vazhdimisht në vitet ’90, kundër emigrantëve ekonomikë shqiptarë. Avokati Gjokutaj e braktisi emisionin pasi Rakipi i tha se ai e ka lënë Berishën në arrest shtëpie, më kuptimin se ai u këshillua që të mos respektonte vendimin e GJKKO-së për të t’u paraqitur për akuzat ndaj tij.

Genc Gjokutaj: Ne nuk duhet të shqetësohemi se merren grekët me gjyqtaren, por të kuptojmë se çfarë ka ndodhur, sepse nuk ka rëndësi grekët apo shqiptarët.

Ylli Rakipi: Kjo mund të jetë gjyqtarja më e zezë. Aludohet se kjo gjyqtare ka lidhje me Edi Ramën. Po sikur të merrej media shqiptare çfarë do të bënte Greqia? Kjo mund të jetë një gjyqtare zero, por sikur ne të merreshim me një gjyqtar grek, media greke do të na shqyente.

Genc Gjokutaj: Nuk ka në Greqi mostra të tilla.

Ylli Rakipi: Nuk ka në Greqi mostra të tilla?! Po ty të vijnë këtu të gjithë kryetarët e komunave në mbrojtje të Belerit dhe u hap portat. Greqia të merr me dru. Ore ti je dëshmitar me mua. Në operacionin “Fshesa”…, ore zotëri ti je një nga njerëzit e rëndësishëm të ligjit kur ne bashkë përjetonim dhe ndiqnin operacionin “Fshesa” kur të merrte me nder për bythe dhe të hidhte këtu në Shqipëri grekët në mënyrë masive dhe këtë s’ta kanë bërë as gjermanët, as amerikanët, as anglezët, as italianët, por t’i kanë marrë njerëzit zvarrë dhe ti kanë hedhur këtu. Kështu që po më fole për grekët kështu je gabim zotëri.

Genc Gjokutaj: Unë paskam mungesë patriotizmi, do të thuash?

Ylli rakipi: Jo, ti ke gjykim të njëanshëm. Kjo gjyqtare mund të jetë zero, por grekët nuk kanë punë me këtë gjyqtare.

Genc Gjokutaj: Edhe çështja “Fshesa” dhe ajo e kryetarëve të bashkive, nuk e kanë rëndësinë e peshës speciafike që e ka kryetarja e GJKKO-së. Pedofilia ka qenë e dënueshme gjithë kohën, por kur plasi në Vatikan lëvizi globin. Kryetarja e GJKKO-së ka falsifikuar në Greqi dhe në Shqipëri.

Ylli Rakipi: Zotëri, po kjo gjyqtare sot lindi mo?! Sa ka kjo gjyqtare, 10 ditë? Kjo gjyqtare ka qenë këtu, pse s’e ngritët zërin ju kur u bë vettingu, se ka ndërruar  mbiemrin në Greqi?

Genc Gjokutaj: Ylli, na ke ftuar të flasim ne, apo do të flasësh ti? Mund nuk më bind dot.

Ylli Rakipi: Ti po mashtron. Kjo gjyqtare tani mbiu në Shqipëri? Pse nuk i keni ngritur më parë këto probleme? Ti je një nga njerëzit e rëndësishëm të ligjit. Ti ke qenë prokuror, je avokat.

Genc Gjokutaj: Kemi kërkuar 4 herë përjashtimin.

Ylli Rakipi: Jo kur e morën për Berishën. Pse nuk e ke ngritur zërin një vit më parë, dy vite më parë. Nuk kam pse e mbroj, kjo mund të jetë gjyqtarja më e fëlliqur në botë.

Genc Gjokutaj: Këtë reformë e ka bërë kjo mazhorancë me duart e saj.

Ylli Rakipi: 140 deputetë e kanë firmosur këtë reformë, o zotëri.

Genc Gjokutaj: Në parim. Ligjet i ka bërë vetëm PS, se iku opozita nga Kuvendi. Po ty s’të pëlqen përgjigjja dhe s’kam çfarë të bëj.

Ylli rakipi: Më pëlqen, por kur ti të japësh përgjigje. Se ti je njeri që e ke çuar te dritarja atë. Ti e ke marrë dhe e ke çuar te dritarja atë dhe nuk e nxjerr dot.

Genc Gjokutaj: Nuk të rritet paga me këtë moderim. Kam pyetur nuk ta rrisin pagën me këtë moderim.

Ylli Rakipi: Kush mo? Ti do ma rritësh pagën?

Genc Gjokutaj: Natën e mirë./m.j

#çuar #dritarja #Berishën #nuk #nxjerr #dot #tani #Gjokutaj #braktis #emisionin #pas #debatit #Rakipin #për #sulmet #greke #ndaj #gjyqtares #Gjoka
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button