Aktualitet

Burgu i Drenovës në alarm, i dënuari tenton të djegë qelinë! Ndërhyn policia

Në burgun e Drenovës një i burgosur ka tentuar të djegë qelinë.

Sipas informacioneve nga burime brenda burgut bëhet e ditur se i burgosuri fillimisht ka tentuar t’i vendosë zjarrin dyshekut gjë që ka alarmuar të burgosurit e tjerë.

E menjëhershme ka qene ndërhyrja e punonjësve të policisë së burgut, të cilët i hoqën menjëherë nga duart çakmakun të cilin e përdorte për të ndezur cigaren.

Mësohet se i burgosuri e ka bërë dhe herë të tjera këtë veprim ndërsa burime bëjnë të ditur se ka probleme të shëndetit mendor.

Aktualisht i burgosuri po mbahet nën vëzhgim./m.j

#Burgu #Drenovës #në #alarm #dënuari #tenton #të #djegë #qelinë #Ndërhyn #policia
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button