Avionët ushtarakë, sërish mbi Kuçovë/ Ambasadori britanik: Moment i madh për Shqipërinë dhe Evropën

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith e konsideron një moment të madh për Shqipërinë, por edhe Evropën, hapjen e bazës ajrore të Kuçovës, e cila tanimë do të shërbejë si bazë taktike e NATO-s në vendin tonë.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Smith u shpreh se ka qenë anëtare kyç e NATO-s, që prej anëtarësimit të saj në aleancën ushtarake, 15 vite më parë.
“Ky është një moment i madh për Shqipërinë dhe Evropën, tregon partneritetin gjithmonë e në rritje që kemi. Shqipëria ka qenë anëtare kyç e NATO-s, që prej fillimit, festojmë 15 vite të anëtarësimit të Shqipërisë dhe 75-vjetorin e NATO-s si organizatë. Kjo aleancë nuk ka qenë asnjëherë më e rëndësishme se tani.
Ne e shohim këtë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës. Jam vërtet krenar për përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar që shërbejnë në Shqipëri. në një moment që Shqipëria luan një rol kaq të rëndësishmë në NATO për Evropën dhe për të gjithë botën”, theksoi ai./m.j
#Avionët #ushtarakë #sërish #mbi #Kuçovë #Ambasadori #britanik #Moment #madh #për #Shqipërinë #dhe #Evropën
Java News