Aktualitet

VIDEO / Avionë luftarakë e dronë! NATO dhuron spektakël mbi qiellin e Kuçovës

Ka zgjatur rreth një orë fjala përshëndetëse e të pranishmëve në ceremoninë e përurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Sipas programit është parashikuar që në orën 12:15 të ketë shfaqje ajrore, ku dy avionë F-35, F-16 (prodhim amerikan) “Euro-fighter” (prodhohen në vende europiane) dhe dronë të kryejnë fluturimin e parë mbi këtë bazë taktike. Këto të fundit do të drejtohen nga pilotë amerikanë e italianë.

Këto mjete ajrore përdoren gjerësisht edhe nga vendet fqinj. Në këtë bazë janë vendosur edhe helikopterët “Black haëk”. Ndërkohë më herët është bërë një provë me dronët “Bayraktar”.

Kjo ngjarje me rëndësi vjen në 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

/a.r

#VIDEO #Avionë #luftarakë #dronë #NATO #dhuron #spektakël #mbi #qiellin #Kuçovës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button