Kurti: S’mund ta marrim të mirëqenë demokracinë, Serbia për dy vjet e solli katër herë ushtrinë në kufi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se demokracia nuk mund të merret si e mirëqenë, pasi që vetëm për dy vite qeverisje, Serbia e ka sjellë katër herë ushtrinë në kufi.
Sipas Kurtit, regjimi autokratik i Serbisë për veprime të tilla po nxitet nga pushtimi rus ndaj Ukrainës.
“Në rajonin tonë shohim se si një regjim autokratik në Serbi është nxitur prej pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë. Në dy vitet e para të qeverisjes sonë ata katër herë kanë sjellë ushtrinë të kufiri jonë, kanë sponzorizuar terrorizëm dhe kanë shpërndarë vazhdimisht narrativa dhe gënjeshtra për të përligjur veprat e tyre agresive ndaj Kosovës dhe rajonit. Nuk mund të jemi të vetëkënaqur, nuk mund ta marrim si të mirëqenë demokracinë apo përparimin tonë” u shpreh ai.
Duke qenë pjesë e konferencës për diplomaci, siguri dhe integrim, Kurti ka thënë se perspektiva euroatlantike duhet të përforcohet.
Ndërsa ai ka theksuar se për tri vite të kësaj qeverisje, Kosova ka pasur përmirësimin më të shpejt në rajon sipas të gjithë indikatorëve demokratik.
“Perspektiva euroatlantike duhet të përforcohet, sepse është udhërrëfyese e qëndrueshmërisë dhe mirëqenies për Ballkanin Perëndimor. Në tri vitet e fundit të qeverisjes sonë kemi pasur përmirësimin më të shpejt në rajon sipas të gjithë indikatorëve demokratik, i jemi bashkuar të gjitha sanksioneve kundër agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe kemi përforcuar demokracinë” ka shtuar ai.
Më tej, Kurti ka thënë se po punohet që të hiqen pengesat në tregti e afarizëm mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Po punojmë shumë për të hequr pengesat në tregti dhe afarizëm mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes zbatimit të tregut të përbashkët rajonal për të përshpejtuar anëtarësimin në BE përmes planit të rritjes të BE-së”, u shpreh ai.
#Kurti #Smund #marrim #të #mirëqenë #demokracinë #Serbia #për #vjet #solli #katër #herë #ushtrinë #në #kufi
gazetablic.com