Avionët e Aleancës mbërrijnë në Kuçovë, hapet sot baza ajrore e NATO-s

Do të përurohet sot në Kuçovë, baza ajrore e restauruar që tashmë është vënë në dispozicion të Aleancës së Atlantikut Verior.
Kjo bazë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës sonë Ajrore, duke ofruar infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës.
Punimet për rikonstruksionin e saj nisën në janar të vitit 2022. Prej asaj kohe është punuar për sistemin e rrethimit dhe të sigurisë e po ashtu të mbrojtjes në perimetrin ku shtrihet kjo bazë.
Nga NATO janë të investuara afërsisht 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga qeveria shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë marrë përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimit, vendosjen e kamerave të sigurisë së bazës si dhe të sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit të bazës.
Baza ajrore e Kuçovës ishte pjesë e bisedimeve dypalëshe mes kryeministrit Rama dhe sekretarit Anthony Bliken.
Shefi diplomacisë amerikane deklaroi se kjo bazë do të ketë ndihmën e të gjithë vendeve partnere në NATO për pajisjen e saj me teknologjinë më të fundit.
/a.r
AGJENDA
07:45 Nisja për në Bazën Ajrore Kuçovë
09:30 Mbërritja në Bazë
10:10 Mbërritja e autoriteteve të larta shtetërore dhe të huaja
10:25 Fillimi i ceremonisë
10:30 Fjala e përshëndetëse e Ministrit të Mbrojtjes Niko PELESHI
10:35 Fjala përshëndetëse e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Arben KINGJI
10:40 Fjala përshëndetëse përfaqësueses së NSPA Stacy. A. CUMMINGS
10:45 Fjala përshëndetëse NATO CAOC Torrejon Commander, Lieutenant General Juan
Pablo Sanchez DE LARA
10:50 Fjala përshëndetëse e të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës Ameriakne David WISNER
10:55 Fjala përshëndetëse e Ministrit Turk të Mbrojtjes Yaşar GÜLER
11:00 Fjala përshëndetëse e Ministrit Italian të Mbrojtje Guido CROSETTO
11:05 Fjala përshëndetëse e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi RAMA
11:15 Fjala përshëndetëse e Kryetares se Parlamentit Lindita NIKOLLA
11:20 Fjala përshëndetëse e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram BEGAJ.
#Avionët #Aleancës #mbërrijnë #në #Kuçovë #hapet #sot #baza #ajrore #NATOs
Java News