Aktualitet

Vëzhgimi/Fëmijët braktisin shkollat dhe punojnë rrugëve të Tiranës

Në një vëzhgim disa ditor në kryeqytet nga TCH, fëmijët shqiptarë edhe pse në moshë shkollore i gjen rrugëve në kontakt me të panjohur në punë; Më shpesh sheh fëmijë duke mbledhur hekura apo dëgjon të vegjëli kur thërrasin buqeta e mimozave 200 lek.

Ndërprerja e mësimit e deri në mos regjistrim në arsimin bazë vihet re më shumë nga komuniteti rom, për shkak edhe të diskriminimit, veçimit, nivelit të ulët të mbështetjes dhe të kërkesave prindërore; që shkon edhe në shfrytëzimin e tyre në punë me qëllimin e fitimit të parave. Që këtu duhet të nis puna sipas drejtuesve të shkollave, pasi pa vetë dijeninë e familjes për rëndësinë e arsimimit, ndikimi i mësuesve nuk është i efektshëm te nxënësit.

“Nëse fëmija do të punësohet në një moshë të papërshtatshme penalizohet familja e tij, ndëshkohet familja. Është ligj. I kemi shumë të qarta idetë por kur vjen momenti i zbatimit të gjithë ndodhemi përballë dorëzimit, sepse kur një prind të thotë : mos ma ngacmo se është fëmija im, do punojë për të ngrënë bukë apo elemente të tjerë që vërtet të dhëmbin, atëherë unë i mëshoj idesë që ne të gjithë duhet te investohemi te familja në komunitete të tilla”, tha ekspertja e arsimit Sanie Korini.

Në strategjinë kombëtare të arsimit pranohet se hendeku i pjesëmarrjes në shkollë dhe performancës në mësim ndërmjet fëmijëve romë/egjiptianë dhe fëmijëve të tjerë që jetojnë në të njëjtën zonë është shqetësuese.

“Strategjia kombëtare e arsimit ka prioritet arsimin gjithëpërfshirës dhe zhvillimin individual të çdo nxënësi, pavarësisht diferencave, ndryshimeve kulturore-sociale. Ne kur na jepet udhëzimi për fillimin e vitit shkollor një vend të rëndësishëm e zë pikërisht integrimi i komuniteteve rom e egjiptian në sistemin arsimor. Por është shumë e vështirë që këto përpjekje ti bëjë vetëm shkolla, kur familja nuk është e integruar në shoqëri”, tha ekspertja.

Në dokumentin e Ministrisë së Arsimit synohet që deri në 2026, 90% e nxënësve rom dhe egjiptian të përfundojnë arsimin e detyrueshëm, ndërsa për mbarimin e gjimnazit pritshmëritë ulen në 50%.

#VëzhgimiFëmijët #braktisin #shkollat #dhe #punojnë #rrugëve #të #Tiranës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button